Poezia “Sot” nga Maxhun Osmanaj
Sot të gjitha gëzimdhembjet i mora me vete
pikëtakimin e fshehtë e shënova diku
kam etje për fluturim…
dua ta puth
tërë kaltërsinë e qiellit
të bëhem vetëm zog
mos të ballafaqohem dhe kacafytem
me mëkatarët e kësaj toke
sepse mund të dënohem edhe unë
vetëm qielli i pafund
bashkë me universin dhe eklipsin e dëshirave
ndoshta më japin rritë-jetë
më thërrasin për një fluturim t’qetë
vetëm ti më prit në nisje
të hyj në gjirin tënd
cicërimat e jetës t’i dëgjojmë bashkë
se lëngatat e përditshmërisë
kanë ndryshuar edhe një kor gazmor
që ndonjëherë më mashtronte udhëtimit tim…
ObserverKult
__________________________
Lexo edhe:
SOLARI: LETËRSIA SOT ËSHTË NËN NDIKIMIN E TERRORIT TË TREGUT
Akademiku dhe profesori, doktori i shkencave Milivoj Solari realisht është nga ato autoritete të rralla në hapësirën tonë, që vlerësimet dhe respektin e ka arritur gjatë punës së tij shumëvjeçare në fushën e artit.
Nga Sherif Selimi
Për më shumë se gjysmë shekulli aktivitet, si profesor në Katedrën eLetërsisë Komparative në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ka ligjëruar Teorinë e letërsisë, Metodologjinë e shkencës së letërsisë dhe Letërsinë e sotme botërore bashkëkohore.
Ndër studimet më të spikatura, të realizuara nga profesor Solari, kujtojmë titujt të tillë:,,Ideja dhe rrëfimi’’, ,,Hyrje në filozofinë e letërsisë’’, ,,Vdekja e Sanco Pancos’’, ,,Teoria e letërsisë’’, ,,Vëllezërit dhe djemtë e Edipit’’, ,,Historia e letërsisë botërore’’, ,,Miti i avangardës dhe miti i dekadencës’’, ,,Letërsia botërore bashkëkohore’’etj.
Puna e akademik Solar-it gjeti një vend të veçantë ne hapësirën e gjerë të vendit te vet, ku studimet e tij u përkthyen edhe ne revista të shumëta edhe jasht vendit. Ai, gjithashtu është edhe fitues i çmimeve ,,Bozidar Adzija’’(1975), ,,Vlladimir Nazor’’(1977) dhe Çmimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve te Kroacisë (2004). Përmbledhja e veprave te Milivoj Solarit u botuan me 2004 në Golden Marketing dhe Libri Teknik. Një ndër ligjëratat e mëparparshme ,,Postmodernizmi: fillimi i ri ose fundi i artit?’’, të cilën Solari e mbajti në bibliotekën e ASHAK, ka hapur temë për diskutime.
Tekstin e plotë egjeni KETU